FINLANDË


Një person u vra dhe 10 u plagosën në një kolegj në Lindjen e Finlandës të martën në një incident të dhunshëm kur një student ka sulmuar mësuesin me shpatë.


Policia tha se është hapur zjarr në një kolegj të vendosur në një qendër tregtare në qytetin e Kuopio. Një person, i identifikuar si shtetas finlandez, u arrestua nga autoritetet, shkruajnë mediat ndërkombëtare.


Sipas raportimeve paraprake, një student ka shkuar në klaë dhe ka nxjerrë nga një thes një shpatë të madhe. Ville Hokkanen, zëdhënëse në Departamentin e Policisë së Finlandës Lindore, i tha Reuters se agresori kishte përdorur një armë të rrezikshme në këtë sulm.

Oficerët e policisë kanë deklaruar se i pasojë e sulmit, 10 persona janë plagosur dhe një vdiq. Policia pritet të japë më shumë detaje për këtë ngjarje të rëndë. “Akti i dhunës në Kolegjin Profesional Savo në Kuopio është shokues dhe ne e dënojmë plotësisht atë,” tha Kryeministri Antti Rinne në Tëitter. Ai deklaroi se ka folur me oficerët dhe po ndjek situatën nga afër.

Finlanda ka përjetuar dy sulme vdekjeprurëse të shkollës në 12 vitet e fundit. Në vitin 2007, një student në Shkollën e Mesme Jokela qëlloi 8 persona para se të vriste veten. Në vitin 2008, një student 22-vjeçar në një shkollë profesionale në Kauhajoki qëlloi 10 persona për vdekje para se të kryente vetëvrasje.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb