Dy studentë në Francë u gjobitën me pezullim, njëri pasi hëngri një mi të gjallë ndërsa tjetri për filmimin e skenës dhe postimin e pamjeve në faqet e rrjeteve sociale, në vitin 2023.

Lucas B., në atë kohë student në vitin e dytë të shkollës teknike, ishte ai që e futi miun në gojë dhe e përtypte derisa e vrau. Gjykata e Marsejës e gjobiti me 1500 euro, ndërsa kolegu i tij Cedric B. me 1000 euro. Të dyja dënimet janë të natyrës pezulluese.

Studentët u urdhëruan gjithashtu të paguanin dëme simbolike prej një euro për organizatat që i kishin paditur, si Fondacioni 30 Milion Friends dhe Animal Protection Society, të cilat kërkonin disa mijëra euro dëmshpërblim. Dënimet e tyre nuk do të regjistrohen në dosjen e tyre kriminale.

“Ne nuk do të apelojmë,” tha avokati i Lucas B., Celine Dangotier. Një student tjetër, i akuzuar për ngarkimin e pamjeve në Instagram, u shpall i pafajshëm.

Prokurorja Marie-Aude Fichet kishte kërkuar që të tre të dënoheshin me punë publike – 105 orë për të pandehurin kryesor – për akuzën e mizorisë ndaj kafshës.

“Ky vendim është i turpshëm, jep leje për të vrarë” kafshët, komentoi Xavier Baquet, i cili përfaqësonte Fondacionin 30 Milion Friends, duke argumentuar se mesazhi i dërguar nga gjykata ishte se ata që keqtrajtojnë kafshët nuk do të ndëshkohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb