DURRËS

Momente të pakëndshme sot për Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë vizitës në universitetin “Aleksandër Moisiu”. Një grup studentësh, të rinj në strukturat rinore të PD-së kanë lëshuar thirrje kundër tij duke i kujtuar gazin lotsjellës të përdorur në protestat e opozitës. Me thirrjet e vazhdueshme ‘turp, turp, turp” studentët i kanë kërkuar llogari ministrit. Nga ana tjetër Leshaj i ka ftuar të komunikojnë nga afër.

“Kam unë disa pyetje zoti ministër. E para ke qenë këshilltar sigurie për kryeministrin në momentin që Shqipëria u mbush me kanabis. Çfarë këshillash i keni dhënë kryeministrit rreth çështjes së kanabizimit të vendit?
E dyta pse po përdoret lëndë toksike gjatë protestave? E treta pse truprojat tuaja po ushtrojnë dhunë ndaj nesh?”, iu drejtua një student ministrit.



Më pas Lleshaj është futur në ambientet e universitetit ku ndodhej edhe kryetari i Bashkisë Vangjush Dako. Studentët kanë dashur të hyjnë brenda Universitetit por nuk janë lejuar nga policia.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb