BELGJIKE-Studenti i masakruar në Belgjikë është shqiptari Xhuliano Brahimllari, 22­-vjeçari nga fshati Dukas i Patosit.


Trupi i tij u gjet në një çantë sportive, i masakruar, në periferi të Jette et de Wemmel, në shtetin belg. Disa punëtorë që po ngarkonin materiale ndërtimi zbuluan çantën me pjesët e trupit të të riut. Sipas dëshmive të publikuara nga mediat belge, kufoma ishte pa kokë, pa parakrahë dhe pjesën e poshtme të këmbëve. Mësohet se Xhuliano Brahimllari, i cili studionte në vitin e parë të Drejtësisë
në universitetin e Libre, ishte zhdukur prej disa ditësh. Shokët e tij të kursit janë tronditur kur kanë mësuar se ishte gjetur kufoma e një të riu, në periferi të zonës.


Identifikimi i trupit të mbetur u bë nga familjarë të 22­ vjeçarit, të cilët mbërritën me urgjencë në Belgjikë. Një tatuazh në krah ka sjellë identifikimin e të riut, ndërkohë që po punohet për të gjetur kokën dhe pjesët e tjera të trupit të tij.


Prindërit e studentit nuk kanë dashur ta besojnë se viktima është djali i tyre. Siç raporton gazeta belge “La Capitale”, ata kanë thënë se djali i vogël i tyre është parë nga dëshmitarë edhe pas 9 qershorit, kur u gjet çanta me trupin e masakruar. Ende nuk dihen rrethanat e krimit të rëndë. Emri i shqiptarit Brahimllari nuk ishte i padëgjuar nga policia belge.

Ai ishte dënuar më parë me 30 muaj burg, për plagosjen e një shoku të klasës. Ngjarja ka ndodhur kur Brahimllari ishte 18 vjeç dhe në atë kohë personi i goditur ishte një maroken. Më tej, në vitin 2014 ai u arrestua për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia vendëse dyshon se autorët e krimit të kenë lidhje pikërisht me këto dy ngjarje dhe po verifikohen në detaje personat e përfshirë në to. Për herë të fundit, studenti ishte parë të dielën e 7 qershorit, por askush nuk dëgjoi më për të.

Nga kontrollet e kryera policia ka zbuluar se mungonte makina dhe celulari i 22­vjeçarit, duke e bërë akoma dhe më të vështirë zbardhjen e rrethanave të krimit dhe autorët e tij.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: