NGA ERMELINDA HOXHAJ
Jonid Ferhati, anëtar i forumit të të rinjve të shoqatës së të verbërve, ngre shqetësimin se me ndryshimet ligjore që janë bërë nga qeveria në qershor 2016, rreth 90% e personave që përfitojnë pagesë paaftësie rrezikojnë të përjashtohen nga pagesa.
Ndërkohë që ngre si problem edhe mungesën e librave në audio dhe braille për studentët që janë pjesë e këtyre kategorive të veçanta, pasi është edhe student i Fakultetit të Shkencave Sociale në degën Shkenca Politike.
Ndër të tjera ai tregon se qyteti i Tiranës është bërë më i vështirë, jo vetëm për shkak të mungesës së sinjalistikës, por edhe prishjes së bordurave, bllokimit të tyre. Po ashtu ai ngre një pyetje për qeverinë dhe ministrin e Mirëqenies Sociale: A e ka seriozisht qeveria shkatërrimin e shoqatës së të verbërve?
Problemet
“Në datat 18, 21 dhe 22 korrik 2014, në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe atë të Ekonomisë, u njohëm me qëndrimin zyrtar të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në atë kohë Erion Veliaj, i cili ka deklaruar para deputetëve se do t’i shkatërrojë monopolet e krijuara si përgjegjëse për mungesën e ligjeve dhe mohimin e të drejtave të grupeve të tjera, por edhe për shkak të monopolit të krijuar dhe korrupsionit të madh mes tyre, ku përmenden dy apo tre shoqata anëtarët e të cilave mbrohen me ligje të veçanta.
Në fokus të goditjes ishin shoqata e të verbërve dhe ajo e paraplegjikëve, sepse ishin ato që mblodhën mbi 1.000 anëtarë të tyre dhe protestuan mbi dyert e parlamentit disa ditë rresht kundër projektligjit të paraqitur nga ministria. Ky ligj u bë me qëllim që të avantazhojë fondacionet që punojnë për ne, duke u dhënë atyre të drejta të posaçme me ligj që të na ofrojnë shërbime dhe të na mbrojnë ne, duke na hequr të drejtën për të mbrojtur veten”, – thekson Ferhati.
Po ashtu ai tregon se është shumë e vështirë të ecin nëpër rrugët e kryeqytetit. “Dita e shkopit të bardhë, e shtunë, 15 tetor. U mblodhëm rreth 100 vetë në një marshim sensibilizues nga sheshi ‘Nënë Tereza’ deri te bashkia, për t’i dhënë një mesazh bashkisë se deri tani s’ka bërë asgjë për ne. Qyteti është bërë gjithnjë e më i vështirë, jo vetëm për shkak të mungesës së sinjalistikës, por edhe prishjes së bordurave, bllokimit të tyre etj. Në këtë marshim na munguan rreth 50 vetë nga anëtarët më aktivë dhe më të sakrificës, që i kanë dhënë tonin jetës organizative. Mund të pyesni: Po ku ishin ata, kush i pengoi të vinin? Arsyeja është e thjeshtë. Fondacioni i qeverisë pranë kësaj ministrie, në funksion të luftës për të shkatërruar grupet e interesit i fton ata për gjoja formim profesional dhe u jep 10.000 lekë të vjetra për një qëndrim të shkurtër maksimumi 1 orë”, – tregon anëtari i forumit të të rinjve të shoqatës së të verbërve.
Më tej ai tregon se sa shumë rrezikojnë këto kategori nga ndryshimet ligjore. “Fondet e donatorëve dhe ato publike mund të përdoren lirisht, pa asnjë pengesë, në dobi të individëve që mbështesin korrupsionin me këto fonde, dhe sigurisht u shërbejnë përçarjes dhe dobësimit të grupeve të interesit.
E ashtuquajtura reformë e bërë me VKM nr. 431 e 8 qershorit të këtij viti do të përjashtojë nga pagesat e aftësisë së kufizuar të gjithë përfituesit nga ligji 7703, pra ata që marrin pension pleqërie dhe invaliditeti, të cilët së bashku përbëjnë rreth 90% të përfituesve aktualë në këtë skemë. Pra shteti, nga 200 milionë euro, do arrijë të kursejë 180 milionë euro”, – thekson Jonid Ferhati.
(m.k/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Mir jua kan ba.U ngritet per 5 mije leksha,kunder qeverise PD-se,e tash nuk keni byth me fol edhe per capen e bukes.Ku jeni ju qe per jave deleshit ke qeveria.Ju ka marre frika nga mafia e NGO,Qeveria i jep pare fondacionit te vete e ai ju blen antaret e aktivistet.Tash nder ju ka hyre politika,e vec ajo ka me e zgjidh.Prisni akoma skeni pa asgja nga kjo Rilindje.180 milione kursim baraz me 150 mije te uritur e te mbaruam.Shpresoni vetem PD
Bravo more bir.keta djaj rilindas na e shkaterruan PS,po me ju ckane?Edhe ne pjaten tuaj e fusin garuzdhen keta?Mos shpresoni kot,as tek Blendi,djali yne eshte por frikacak i madh ama.Ai eshte terhiq e mos e keput.Te gjithe keta rilindasit i kane parate per vete .Su vjen turp qe pervec ju ngaterron verberia ju shtojne edhe hallet te tjera duke ju ngaterruar edhe juve me njeri tjetrin.Zatem ta ben lemsh gjithe vendin
Bo.bo more djale.Po ctu desh more i zi.Prit hakmarrjwen e rilindjes tani.Bardhylka e Emiljano do te hane te terin more i shkrete.Fjalet i ke qendisur bukur e drejte,ke thene mese te verteten,por ketu me keta mavite nuk e duan te verteten keta duan vetem Bardhylka e Emiljano qe ti bejne qefin.Me vjen mire qe ka ne gjirin e PAK edhe djem kurajoz por kujdes pasi Bardhylka e Emiljano jane shume hakmarres