TIRANE

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë mbledhur një grup i madh studentësh që vijojnë protestën për plotësimin e 8 kërkesave.


Studentëve të Universitetit të Tiranës, i janë bashkuar edhe studentëve të rretheve për t’u bërë njësh me ta.

Në podiumin e ngritur përballë kryeministrisë foli edhe një student i verbër.


“Me këtë arsim që kemi ne sot, i bie të rrimë pa shkollë, por të gjithë bashkë më të bashkuar se kurrë nuk duhet ta lëmë atë me dinakëritë e veta që të na përçajë.


Duke dashur mos t’i dal përballë, jo nga frika e përballjes por se nuk dua , dua thjesht t’i bëj një pyetje kryeministrit.

Ku ndryshon dialogu nga negociata, përpos propagandës që bën ti. Është turp për ty që vazhdon me show. Të të vijë zorr që je në kryeministri, por ti e ndjen që po të merret fryma e po të ikën zëri,” tha ai.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb