Një student amerikan, i cili ishte zhdukur prej muajit mars në pjesët malore e të acarta të Siberisë, në Rusi, është gjetur i vdekur.

Zyrtarët në republikën ruse të Buryatia thanë sot se trupi i Colin Madsen, 25 vjeçar, është gjetur dy kilometra larg fshatit Arshan, rreth 500 kilometra në lindje të kryeqytetit rajonal të Ulan-Ude.
Madsen u zhduk më 27 mars, një ditë pasi kishte arritur në Arshan, me një amerikan tjetër, si pjesë e grupit nga Irkutsk, ku ai ishte student i Universitetit Shtetëror të Moskës.

Policia lokale thanë se Madsen, i cili fliste rrjedhshëm rusishten, është gjetur bashkë me dokumentet dhe paratë e tij. Hetimet paraprake thonë se ai mund të ketë vdekur nga i ftohti.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: