Një student në mënyrë metaforike ka shpjeguar gjendjen e arsimit në vendin tonë. Në studion e emisionit “Opinion” ai tha se situata e studentit në Shqipëri është vendosja e tij në një cep, ndërsa goditet me grushte.

Ai tregoi se vjen problemi me librat, studenti goditet me grusht, vjen problemi i godinave goditet përsëri me grusht.

“Vjen tani dhe kjo tarifa dhe i vendosin këmbën në fyt, ne u gjendem përballë kësaj situate, e hoqëm këmbën nga fyti dhe tani, ata që të godasin, ulen dhe thonë a të negociojmë ne pak për punën e dajakut”, tha studenti.

Deklarata e tij mori përshëndetjen e pedagogëve dhe studentëve të tjerë të pranishëm në studio, ndërsa u shoqërua edhe me duartrokitje dhe të qeshura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb