TIRANE

Klodi Leka, aktivisti dhe studenti i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” u shpreh se Ligji i Arsimit të Lartë, ka braktisur universitetin publik duke i dhënë mundësi universiteteve private.


Sipas Lekës, Ligji i Arsimit të Lartë nuk është demokratik. Më tej ai tha se qeveria “Rama” nuk ka një plan konkret për të përmirësuar mjediset e universiteteve dhe konviktet.



“Ky ligj nuk është demokratik. Qeveria tha do rris buxhetin, por edhe këtë vit e ka rritur me 0.1 përqind. Qeveria nuk ka një plan konkret si do të përmirësoje fakultetet, mjediset e saj dhe konviktet.

Ato janë në gjendje mesjetare. Rrëzimi i Ligjit për Arsimin e Lartë kërkohet edhe nga pedagogët.”-u shpreh Leka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: