TIRANE

Një denoncim publik është bërë sot nga një student, pjesë e protestës që po zhvillohet para Kryeministrisë, ndërsa pretendohet se ka pasur përpjekje për përçarje. Në një lidhje direkte për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Erjon Skëndaj, studenti i Universitetit Bujqësor të Tiranës, akuzoi publikisht vajzën e deputetit të PS-së Pjerin Ndreu për qarkun e Lezhës, se ajo për disa ditë kishte tentuar që të ndalet protestën e sotme.

Ai tha se vajza e socialistit përmes thirrjeve në rrjetet sociale kishte tentuar që sot të organizonte një koncert tek Korpusi, ndërsa shtoi se ‘nuk ia doli, pasi nuk e hamë sapunin për djathë’.


Vajza e Pjerin Ndreut, deputeti të PS të qarkut Lezhë, ka tentuar që këto ditë përmes rrjeteve sociale të bënte një koncert te Politekniku por s’ja doli. Ne se hamë sapunin për djathë. S’do bëjmë siç bën Lali Eri, kur fton dikë në koncert. Thirrja jonë për bojkot total, ka bërë që shumë studentë nga rrethet mos të vijnë në Tiranë. Ne kishim sot një axhendë, që të mblidheshim në orën 8-10 tek fakultetet. Më pas në 10 do mblidheshim para Kryeministrisë. S’e çfarë do ndodh më pas, kjo do të jetë spontane. Shpresojmë që kryeministri Edi Rama të reflektojë dhe të dojë Shqipërinë”, tha studenti.
(ed.me/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb