Në emisionin e sotëm “Dritare me Rudinën” në News 24 po diskutohet kryefjala e aktualitetit të vendit prej 1 jave, protesta e studentëve. Të ftuar në studio janë një grup studentësh, kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati dhe gazetari Mentor Kikia.

Një nga studentet e pranishme në studio, teksa komentoi protestën e nisur prej 7 ditësh nga bashkëmoshatarët e saj, u shpreh se nuk është partiake, por politike.

Studentja shtoi, se ndryshe nga ata të dhjetorit, nuk do bëjnë të njëjtin gabim dhe të formojnë një parti politike.

E pyetur për motivin e përplasjes me pedagogët gjatë protestës, nga e cila edhe i larguan, tha se studentët do të pranojnë vetëm pedagogët që duan arsimin, jo ata që kanë ideologji të caktuar.

“Kjo është politike, nuk është partiake. Është politike se është lëvizje qytetare. Nuk do të bëjmë gabimin e studentëve të dhjetorit, të formojmë parti”,u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb