SHBA – Një studim masiv i kryer nga një ekip i Universitetit të Ohajos, ku u mbikëqyrën sjelljet në rrjetet sociale të 800 meshkujve, doli në përfundimin se meshkujt të cilët bëjnë shpesh ‘selfie’ dhe i postojnë ato në internet shfaqin tendenca më të larta psikopatie.
Kryetarja e ekipit, Jesse Fox, deklaroi se studimi provoi se personat që shpenzojnë më shumë kohë duke modifikuar fotot e tyre, janë më dyshues ndaj vetes dhe më narcizistë. Ndërsa djemtë që postojnë shumë selfie, por nuk shpenzojnë shumë kohë duke i modifikuar ato, shfaqin shenja më të ulëta psikopatie.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nëse postoni foto të vetes tuaj, ju do të bëheni një vrasës i çmendur. Këto nivele të narcisizmit, vetë-mishërimit dhe psikopatisë janë brenda mesatares, që do të thotë se nuk janë çrregullime të diagnostifikuara.
Studimi zbuloi se përdoruesit meshkuj të cilët postojnë në rrjetet sociale foto duke pirë apo shfaqin sjellje të pahijshme, perceptohen si më atraktivë se përdoruesit meshkuj që postojnë selfie.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: