Ushqyerja është një “çelës” shumë i rëndësishëm për parandalimin e tumoreve. Ndërkohë që, aktualisht kanceri i gjirit është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve te femrat e reja.

Sipas një studimi, i cili hap shpresa të reja në parandalimin e kësaj sëmundjeje, mund të ishte i dobishëm konsumimi i arrave edhe në rastet kur kemi të bëjmë me predispozita gjenetike. Kërkuesit e Universitetit Marshall në SHBA, falë një testi të zhvilluar te kafshët kanë zbuluar se janë të mjaftueshme 50 gramë arra në ditë për të vepruar në mënyrë domethënëse në parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit.

Sipas studimit, përbërësit e këtij fruti, që janë vitamina E, mineralet dhe një aminoacid i quajtur arginina, janë në gjendje jo vetëm të parandalojnë, por edhe të ngadalësojnë avancimin e një tumori. Kjo, sigurisht, duke i konsumuar arrat në mënyrë të rregullt.
(Life pages/Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: