HOLLANDË- Femrat janë më të ndjeshme se meshkujt, ato preken dhe qajnë më shumë. Kjo është vërtetuar edhe nga një studim i fundit i realizuar në Hollandë nga Ad Vingerhoets, një psikolog në Universitetin e Tilburgut.

Studimi i udhëhequr nga Vingerhoets i cili përfshin 5000 njerëz nga 37 vende të ndryshme të botës, arriti në përfundimin se femrat qajnë 30-64 herë në vit, ndërsa meshkujt 6-17 herë në vit.

Sipas studimit, procesi i të qarit tek femrat zgjat më shumë se tek meshkujt.

Kështu studimi tregon se e qara e femrave zgjat mesatarisht 6 minuta, ndërsa ajo e meshkujve 2-3 minuta.

Profesor Vingerhoets mendon se kjo diferencë në të qarë “mund të shpjegohet me faktin se femrat lexojnë më shumë letërsi sentimentale”.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: