Gjeneva është qyteti më i shtrenjtë për familjet që jetojnë aty. Këto janë të dhëna zyrtare, të cilat konfirmohen edhe nga një studim i kryer së fundmi.

Apartamente me 4 dhoma kushtojnë mesatarisht 3,820 franga në muaj. Kjo është edhe më shumë se sa Cyrihu, pasi në këtë qytet kushtojnë më pak se tre mijë.

Qyteti më i lirë është St.Gallen. Aty, banesa e njëjtë do të kushtojë rreth 2,000 franga, përcjell albinfo.ch.  Anketa u krye nga faqja e krahasimit të çmimeve, Comparis. Ata thonë se në Gjenevë dhe Cyrih nuk janë ndërtuar mjaft shtëpi të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb