TIRANE

‘Rrjeti i fuqizimit të gruas në Shqipëri’ (AWEN) ka kryer një studim në disa gjimnaze të vendit për marrëdhëniet intime në adoleshencë. Sipas të dhënave, 1 në 3 adoleshentë kanë kryer marrëdhënie intime dhe 1 në 4 vajza kanë përjetuar dhunë nga partneri. 1 në 4 vajza dhunohen fizikisht, kërcënohen e poshtërohen dhe 64% e vajzave pranojnë që partneri t’i kontrollojë rrjetet sociale.

Rezultatet e studimit tregojnë se dhuna në marrëdhëniet intime në adoleshencë i ka rrënjët e thella në familje dhe në ekspozimin e të rinjve e të rejave ndaj dhunës gjatë gjithë jetës së tyre.Gjetjet flasin qartë për një lidhje të fortë mes përjetimit të dhunës në familje dhe pranimit dhe /apo ushtrimit të saj nga vetë të rinjtë e të rejat kur krijojnë marrëdhënie intime. Lidhja e të rinjve që kishin përjetuar dhunë në familje me përfshirjen e tyre në DHMI ishte dukshmërisht alarmante dhe i përafrohej shifrave të ushtrimit të dhunës ndaj grave e vajzave  edhe  të studimeve të tjera shqiptare dhe ndërkombëtare. Të rinjtë/rejat që ishin të ekspozuara ndaj dhunës në familje ishin më të prirur të përjetonin apo të ushtronin dhunë në marrëdhëniet e tyre intime.

Studimi

-Adoleshentët që kanë në rrethin e tyre të dhunuara ose dhunues’e janë pothuaj dy herë më të predispozuar për të qenë viktima të dhunës (24përqin lëkundjet 13 p2ërqind)

-Mes adoleshentëve që e konsiderojnë deri diku të pranushme dhunën përqindja e viktimave është më e lartë

-përdorimi i substancave narkotike ndikon në dinamikat e dhunshme e dhunshme në marrëdhëniet intime në adoleshencë

-shumica  dërrmuese (89 përqind) e të rinjve 16-19 vjeç e konsiderojnë dhunën ndaj grave dhe vajzave si një problem serioz në komunitetin ku jetojnë-1 në 3 rinj njohin të paktën një vajzë të dhunuar nga partneri dhe 1 në 3 njohin një vajzë të dhunuar nga familja

-1 në 2 adoleshentë  (rreth gjysma) raportojnë se ka pak ose aspak mundësi t’i tregojnë dikujt në rast se janë viktimë e një dhunimi psikologjik, fizik ose seksual

-3 në 4 të rinj/ të reja të intervistuara (77%) raportojnë se nuk flasin asnjeherë apo flasin rradhë për marrëdhëniet. Biseda të tilla vazhdojnë të mbeten tabu në për shoqërinë shqiptare, por nga ana tjetër prindërit vazhdojnë të ushtrojnë kontroll mbi jetën e adoleshenteve

Sjelljet kontrolluese të adoleshenteve ndaj parteres/ eve në marrëdhëniet intime.

-645 % e konsiderojnë të pranueshëm kontrollin e aktivitetit të partnerit/es në rrjetet sociale

-52 % e konsiderojnë të pranueshëm të përcaktosh me kë të shoqërohet partneri/ja

-38 përqind e konsiderojnë të pranueshme t’i bërtasësh partnerit kur janë vetëm

-28 përqind e konsiderojnë të pranueshme të injorosh partnerin/en dhe të refuzosh të flasësh me të

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb