Studimet kanë treguar se divorcet janë shumë të rënda psikologjikisht jo vetëm për nënat dhe fëmijët, por edhe më shumë për baballarët, ndaj këta të fundit duhet të mendohen dy herë përpara se t’i japin fund një martese.

Statistikisht, niveli i burrave të shkurorëzuar që kryejnë vetëvrasje është tri herë më i lartë se i grave të shkurorëzuara.

Burrat e shkurorëzuar kujdesen më pak për shëndetin, duke ulur përdorimin e ushqimeve të shëndetshme e duke konsumuar më shumë lëndë të dëmshme, si duhani apo alkooli. Kanë më shumë gjasa të neglizhojnë vizitat te mjeku, dhe të vdesin nga sëmundje që mund të kishin qenë të trajtueshme, transmeton tch.

Këto përfundime janë shkruar në librin “Dying To Be Men”, nga Will Courtenay, i cili thotë se humbja e kontaktit me fëmijët dhe me partneren, pas shkurorëzimit, i shtyn burrat drejt depresionit vetëvrasës më fort sesa gratë.

Burrat e martuar janë më të shëndetshëm dhe më pak të stresuar se të shkurorëzuarit. Kanë më shumë gjasa të kapin në kohë sëmundje që i shfaqin shenjat në trup e lëkurë, pasi ua shohin bashkëshortet ndryshimet dhe i detyrojnë të shkojnë te mjeku.

Në fakt, statistikisht, burrat e pamartuar kanë 70% më shumë gjasa që të vdesin se burrat e martuar. Edhe pse martesa nuk është e përkryer dhe shpesh stresi në çift ndihmon sëmundje të tjera, si artriti apo kariet e dhëmbëve, në përgjithësi, të martuarit janë shumë më të shëndetshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb