Rrezik tumori në rritje dhe mutacion gjenetik. Një studim i NASA-s i bërë për dy austronautët binjakë monozigotë (pra nga e njëjta vezë) hedh sinjal alarmi. Scrot Kelly u caktua për një mision 340 ditor në stacionin special në hapësirë ndërsa vëllai i tij Mark qëndroi në tokë. Pas udhëtimit në hapësirë, siç shkruan Corriere della Sere, të dy ata iu nënshtruan dhjetëra testesh mjekësore.


Pas rikthimit të Scott, në marsin e 2016, 84 shkencëtarë të dhjetërave universiteteve kanë krahsuar kushtet shëndetësore të dy vëllezërve. Sipas studimit në hapësirë nuk ndryshon vetëm aspekti gjenetik por edhe pamja fizike.


Shqetësuese sipas studiuesve janë edhe kushtet e trurit siç vigjilenca, vëmendja, orientimi, reagimi ndaj emocioneve dhe koordinimi i shikimit. 6 muaj pas kthimit nga hapësira të njërit prej binjakëve  këto funksione nuk janë kthyer në  masën 100 %.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb