Ndoshta keni dëgjuar ose edhe provuar fenomenin që ndodh zakonisht në shoqëri, ndërsa mund të jeni ndodhur me miq dhe dikush nga ju e ka kaluar pak me pijen. Natyrisht, është bërë një personazh tërheqës për tavolinën apo jo? Ja që kjo është e bazuar edhe në shkencë. Një studim i ri nga “Alcohol and Alcoholism”, i cili është botuar në Huffington Post, e ka parë fenomenin si një perspektivë për t’u bërë më tërheqës dhe për të qenë në avantazh me të tjerët. Pyetja e studimit ishte: Sa tërheqës u dukeni të tjerëve kur jeni pak të dehur?

Shkencëtarët morën të dhënat e pjesëmarrësve, ndërsa ishin esëll, pas një gote dhe pas shumë gotave. Pjesëmarrësit në studim treguan se të njëjtin person nuk e shihnin njëlloj kur ishte esëll, kur kishte pirë vetëm një pije apo kur kishte pirë më shumë se një. Pas disa fotove të zgjedhura, më shumë tërheqës u dukën të gjithë ata që kishin pirë vetëm një gotë.

Konkluzioni: një pije është numri magjik. Studimi zbuloi se një pije e bën fytyrën më tërheqëse se sa të qenit esëll apo pas disa gotave. “Pas një gote verë, dukesh më e bukur” – ishte slogani që filloi të përhapej me shpejtësi pas studimit.

Çdo gjë me masë apo jo?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: