Një studim i ri vërteton se ka mundësi që të zbulohet më herët se 3 vjec nëse fëmija jot ka tendenca psikopatie. Testi është bërë nga studiues australianë që kanë marrë në eksperiment fëmijë deri në moshën 3 vjec. Fëmijëve u janë rrëfyer imazhe të ndryshme, ku tregohen ekspresione të ndryshme, nga ato faciale të thjeshta, neutrale e deri shqetësuese.

Testi dëshmoi se 1 ndër 10 fëmijë nuk tregonte emocione ndaj imazheve.

Po kështu studimi përfshiu dhe 20 fëmijë në Universitetin e New South Wales, Britani.

Sipas stuiuesve britanikë u arrit të dalloheshin elementë psikopatie tek fëmijë dhe 5 javësh.
Fëmijëve iu afrua përpara një fytyrë njeriu e paralel me të dhe një top futbolli. Keshtu dhe studiuesit vërenin se kë shihte më shumë bebja, fytyrën apo topin e pajetë.
Ata që pëlqenin fytyrën kishin tendenca më të vogla psikopatie sesa ata që rrinin me minuta të tëra shihnin topin.

Imazhe si, fëmijë që qajnë, apo figura nga librat testuan emocionet e fëmijëve në grupe. Kreu i këtij studimi, doktoreshë Eva tha se, “Deri tani nuk kishim një mënyrë identifikimi, sidomos tek moshat e vogla”.

Ky studim do të ndihmojë prindërit që të punojnë më shumë me emocionet e fëmijëve në mënyrë që të evitojnë nesër një fëmijë psikopat që do shkatërronte jetën e tij dhe të dikujt tjetër.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: