NGA: Erjon Skendaj
Rezultatet e një studimi të pavarur të shoqërisë civile, realizuar me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim kanë nxjerrë në pah probleme serioze referuar infrastrukturës së sistemit parësor shëndetësor në vend.

Studimi është shtrirë në 265 qendra shëndetësore dhe ambulanca në disa qarqe të vendit dhe në fund ka rezultuar se në 60% të tyre infrastruktura është jashtë çdo standardi minimal. Por këto të dhëna nuk janë pritur aspak mirë nga zëvendësministrja e shëndetësisë dhe e mbrojtjes sociale Mira Rakacolli.
E pranishme gjatë prezantimit të gjetjeve të studimit me fokus përmirësimin e kushteve të kujdesit shëndetësor parësor, Rakacolli ka paraqitur shifrat e qeverisë duke paraqitur një situatë shumë më optimiste çka ka prodhuar replikë me organizatorët e studimit.

Gjetjet e studimit i adresohen si ministrisë së shëndetësisë dhe pushtetit vendor që në kuadër të decentralizmit kanë marrë nën administrim infrastrukturën e shërbimit parësor.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb