SUEDI- Kanceri ka lidhje me gjatësinë e personit. Të paktën në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Institutit Karolinska në Stokholm, i cili ka zgjatur më shumë se 50 vjet

Sipas këtij studimi, gratë e gjata kanë 20% më shumë shanse të preken nga kanceri në gji, ndërsa burrat e gjatë kanë 30% shanse më të mëdha të preken nga kanceri i lëkurës.

Ekspertët danezë studiuan pesë milion njerëz, dhe thonë se studimi nuk ka marrë parasysh shumë faktorë të rrezikut dhe se personat e gjatë nuk duhet të shqetësohen. Se pse ekziston një lidhje e tillë, nuk dihet me saktësi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: