OTAVA- Konsumimi i përditshëm i pijeve me sheqer nga të rinjtë kanadezë rrezikon të favorizojë shtimin e sëmundjeve kronike dhe rritur shpenzimet publike të shëndetësisë në dekadat e ardhshme. Ky studim është publikuar sot.

“Konsumimi abuziv i pijeve me sheqer mund të shkaktojë në një periudhë afatgjatë deri në 63 000 të vdekur dhe t”i kushtojë më shumë se 50 miliardë dollarë kanadezë (35 miliardë euro) taksapaguesve deri në vitin 2041”, sipas rezultateve paraprake të një studimi kryer nga disa institucione dhe paraqitur nga Universiteti i Waterloo (Ontario).

Rritja e volumit të konsumit të pijeve që përmbajnë sheqer, nëse bëhet e vazhdueshme, mund të shkaktojë një përhapje të rasteve të sëmundjeve kronike pjesërisht të parandalueshme, duke përfshirë një milionë raste të diabetit të tipit 2 dhe 100 000 raste të sëmundjes së kancerit, vijon studimi të paraqitur nga Fondacioni i Sëmundjeve të Zemrës, shkruan ata.

Konsumimi mesatar i pijeve me sheqer është më i madh tek të rinjtë mes moshës 9 dhe 18 vjeç, ose 64 gramë sheqer (14 lugë kafe në ditë). Ky volum konsumi tejkalon gjerësisht rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për kufizimin e konsumit të sheqerit të shtuar në një volum maksimal nga 5 për qind në 10 për qind të kalorive të marra në ditë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb