Një studim i fundit ka nxjerrë në dritë të dhëna mbi efektet që kanë ‘smartphone’ sidomos te adoleshentët. Sipas ‘Radiological Society of North America (RSNA)’, përdorimi i telefonave ‘smart’ shkakton çekuilibrim në tru. 46% e personave të marrë në studim pranojnë se nuk mund të jetojnë pa celularin e tyre. Shifrat rriten frikshëm kur flitet për varësinë që kanë të rinjtë edhe ndaj aplikacioneve të ndryshme.

Për të arritur në këto përfundime u përdor një metodë shkencore e quajtur MRS (magnetic resonance spectroscopy), ku u përfshin 19 të rinj, të cilët u bënë pjesë edhe e disa testeve mbi të qenit “i fiksuar” pas ‘smartphone’.

Sa më i lartë numri i pikëve që arrihej në test, aq më i madh ishte lidhja me telefonat. Të rinjtë që arrinin pikët më të larta shfaqnin shenja depresioni, ankthi dhe impulsiviteti.

Simptomat e lartpërmendura ndikonin jo pak në jetën sociale dhe në rutinën e përditshme tek të rinjtë në fjalë. Sipas metodës së përdorur është zbuluar se truri ngadalëson dërgimin e sinjaleve gjatë përdorimit të tepruar të telefonave.
(I.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb