Margarina nxit depresionin, ndërsa gjalpi ndikon pozitivisht në procesin e të mësuarit, sipas studimeve të zhvilluara nga shkencëtarët e Fakultetit të Mjekësisë në universitetin ”Dokuz Eylul”, në qytetin perëndimor të Turqisë, Izmir.


Nazan Uysal Harzadın nga Fakulteti i Fiziologjisë, në një prononcim për shtypin dha detaje lidhur me studimin e zhvilluar tek minjtë.


Ajo tregoi se kanë ushqyer ”minjtë me ushqime që kanë 10% vajra” dhe kanë studiuar se ”si këto vajra ndikojnë në sjelljen e tyre”.


Harzadın theksoi se si rezultat i punimit shkencor, kanë vërejtur se në rastet kur kanë përdorur vaj luledielli, kanë konkluduar se niveli i depresioni dhe ankthit është më i lartë.

“Kur i vendosnim kafshët në mekanizëm, nuk mundnin të vendosnin se ku të shkonin. Kështu që mendojmë se vaji i lulediellit ndikon negativisht në konteksin prefrontal, pra pjesën për vendimmarrje të trurit”, tha Harzadın.

“Niveli i ankthit tek kafshët që konsumojnë vaj ulliri është tejet i ulët. Këto kafshë ishin të rehatuara dhe të relaksuara dhe kapaciteti i të mësuarit ishte më i lartë tek ato”, shtoi ajo.

Ajo theksoi se periudha kohore e testimit tek minjtë prej dy muajsh, korrespondon me 10 vite tek njeriu.

Harzadın, gjithashtu duke folur për hulumtimin e bërë me margarinë, tha se në këtë kategori rezultatet janë “dëshpëruese”.

“Simptomat e depresionit ishin më të larta tek ky grup”, tha Harzadın.

Sipas saj, rezultatet më të mira gjatë hulumtimit i kanë marrë në testimet me gjalpin. Ajo e klasifikoi këtë rezultat si mrekulli.

“Ata që ushqehen me gjalp kanë një nivel të ulët të ankthit, nuk kanë depresion dhe niveli i të mësuarit është tejet pozitiv”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se në ushqim duhet të preferohet gjalpi dhe vaji i ullirit.