Sipas një studimi, njerëzit tërheqës ka më shumë mundësi të jenë të djathtë dhe gjithashtu trajtohen më mirë dhe mendojnë se bota është e drejtë, prandaj e kanë të vështirë të kuptojnë vështirësitë e të tjerëve.

Studime të mëparshme kanë zbuluar se personat tërheqës në përgjithësi trajtohen më mirë, arrijnë një status social më të lartë, fitojnë më shumë para dhe e shohin botën si një vend të drejtë.

Tani një studim amerikan i publikuar në Revistën e Ekonomisë Publike, i bazuar në krahasimin e anketimeve të shumta, ka arritur në përfundimin se pamja tërheqëse e njerëzve mund të lidhet me bindjet e tyre politike.

Autorët e studimit, Rolfe Daus Peterson i universitetit Susquehanna dhe Carl L Palmer, i universitetit shtetëror të Illinois, shprehen:

“Duke kontrolluar për statusin socio-ekonomik, ne zbuluam që individët tërheqës kanë më shumë mundësi të raportojnë nivele më të larta të efikasitetit politik, të indentifikohen si konservativë ose republikanë.”

Studime të ndryshme në vite kanë treguar se pamja fizike e një personi në mënyrë domethënëse i jep ngjyrë eksperiencave të tyre dhe sipas Peterson dhe Palmer, këto eksperienca mund të formojnë pikëpamjet politike.

Paterson shprehet se pamja e jashtme ka shumë rëndësi pasi kur trajtohemi ndryshe, ne fillojmë ta përceptojmë botën ndryshe.

Studimi tregon se njerëzit tërheqës kanë tendencën të jenë më të suksesshëm në jetë pasi njerëzit bashkëveprojnë ndryshe me ta, por nga ana tjetër ata nuk mund të kuptojnë vështirësitë me të cilat përballen të tjerët, gjë që i bën më individualistë.

“Të gjithë njerëzit tërheqës nuk janë konservativë dhe jo të gjithë njerëzit jo tërheqës janë libëralë. Pamja tërheqëse i jep një përsoni një shtytje të vogël në drejtimin konservativ,” thotë Peterson.
Sipas studimit ekziston një lidhje midis pamjes së jashtme tërheqëse të individit dhe bindjeve të tij politike.
(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb