TIRANE – Të rinjtë nga shtetet më të pasura në botë zakonisht janë ata që raportojnë se kanë nivel më të lartë kënaqësie në jetën e tyre. Por, të dhënat e mbledhura nga raporti më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetit tregojnë se të rinjtë në shtetet jo shumë të zhvilluar kanë shfaqur një përqindje të lartë të faktit që janë të kënaqur më jetën e tyre.

Sipas hartës së përpiluar, të rinjtë në Shqipëri shfaqin nivel të lartë sadisfaksioni, mbi 90 %, për të dy gjinitë e intervistuar. Të rinjtë (15 vjeçarë) shqiptarët shfaqen jo vetëm më mirë se bashkëmoshatarët në rajon (në të dy gjinitë), por në rastin e intervistimit të femrave edhe më mirë se disa vende europiane si Italia, Franca, Gjermania.

Arsyet e studimit nuk specifikohet, teksa atyre u adresohet pyetja se sa të kënaqur jeni me jetën tuaj, të ndarë në një përshkallëzim, por mbase adoleshentët shqiptarë kënaqen me pak, krahasuar me moshatarët europianë.

Në këtë studim janë anketuar 220 mijë njerëz nga 42 shtete të ndryshme në Europë. (monitor)
figuria-1
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: