TIRANE

Komisioni i Ligjeve u bë arena e betejës së përhershme mes socialistëve dhe përfaqësuesve të Ballit Kombetar.

Ndryshimet në ligjin për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit, ku përcaktohet se periudha që duhet hulumtuar është 29 Nëntori 1944 deri në 8 Dhjetor 1990, shkaktoi debat.

Kreu Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi tha se nuk mund të lihet mënjanë periudha e terrorit komunist para çlirimit të vendit. Ndërkohë që socialistët këmbëngulnin që ligji parashikon vetëm kohën kur regjimi komunist ka drejtuar vendin.

Pas debateve me votën e mazhorancës u vendos se Instituti ka tagër të studiojë krimet e pasojat e tyre vetëm gjatë 45 viteve të regjimit komunist.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb