Pilulat e Pfizer dhe Merck, të cilat janë miratuar për administrim urgjent nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe brenda 15 ditëve pritet të miratohen nga BE-ja, zvogëlojnë deri në 88% rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes.
Në studim morën pjesë 1219 persona, dhe u konstatua se paxlovid uli rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 88% në pesë ditët e para pas fillimit të simptomave të Covid.
“Rekomandohet dhënia e gjashtë tabletave në ditë, tre në mëngjes dhe tre në mbrëmje për gjithsej 5 ditë. Dhe nuk duhet të kalojnë 5 ditë nga kohëzgjatja e marrjes së tij.
Efektet anësore më të shpeshta janë disleksia, diarreja, mialgjitë dhe hipertensioni. Gjithashtu, nuk duhet të merret gjatë shtatzënisë.
Lidhur me molnupiravir, pilula është e përshtatshme për pacientët mbi 18 vjeç.
“Rekomandohet të merren tetë pilula në ditë, katër në mëngjes dhe katër në mbrëmje për pesë ditë. Në studim morën pjesë 1433 persona, shkalla e uljes së rrezikut të shtrimit në spital apo vdekjes në pesë ditët e para pas shfaqjes së simptomave të Covid-19, ishte 30%.-40%”.
Efektet kryesore anësore të saj janë diarre, nauze dhe marramendje.