Janë identifikuar një sërë neo-antigjenesh tumorale që mund të bëhen objektiv i një vaksine terapeutike për të trajtuar më mirë dhe më saktë këtë tumor. Një hulumtim i publikuar nga studiuesit e Universitetit Katolik të Zemrës/ Fonacioni i Poliklinikës Universitare Agostino Gemelli Ircss në revistën Precision Oncology, hap rrugën për përdorimin e një vaksine terapeutike kundër kancerit endometrial (kancerit të mitrës).
Ky kërkim madhor i cili zgjati 2 vite dhe përfshiu disa studiues nga disiplina të shumta – vazhdon artikulli – nga biologia molekurale te gjinekologjia onkologjike, bëri të mundur identifikimin e një sërë neo-antigjenesh tumorale, karakteristike për kancerin e endometriumit, të cilët mund të bëhen objektiv i një vaksine terapeutike për të trajtuar më mirë dhe më saktë këtë tumor, nga të cilat mbi 8600 raste të reja regjistrohen çdo vit në Itali.
Proteinat e gabuara ose neo-antigjenët që ekspozojnë qelizat tumorale në sipërfaqen e tyre rrjedhin nga një defekt i veçantë i sistemit të formimit të ADN-së i pranishëm në 1/3 gra me kancer të mitrës dhe i identifikuar te një grup prej 35 grash me kancer endometrial në fazë të avancuar të trajtuara në këtë rast, një seri neo-antigjenesh të përbashkëta tumorale (mbi 160) që mund të bëhen objektiv për një vaksinë eksperimentale, Nous-209, tanimë është duke u ekzaminuar në studimet ndërkombëtare në fazën I dhe II mbi kancerin kolorektal dhe atë të stomakut.
Testimet e vaksinës
Vaksina Nous-209, shpjegon Dr.Elisa De Paolis, është tashmë subjekt i studimeve të fazës I dhe II për kancerin e stomakut dhe kolorektalit, por jo në kancerin endometrial. Të gjithë këta pacientë kanë defektin molekular (MMRd). “Qëllimi i studimit tonë, i lindur nga iniciativa e profesor Andrea Urbani dhe Profesor Giovanni Scambia, ishte të jepte një arsyetim paraklinik për përdorimin e kësaj vaksine edhe në kancerin endometrial. Në këtë drejtim u përzgjodhën 35 pacientë me kancer endometrial në stad të avancuar, të gjithë të karakterizuara nga defekti MMRd, të vlerësuara me imunohistokimi (Një metodë laboratorike që përdor antitrupa për të kontrolluar për disa antigjene (shënues) në një kampion indi). Prandaj ne kryem sekuencimin e gjenomit të tumorit të këtyre pacientëve për të vlerësuar pasojat e këtij defekti gjenetik, pra shfaqjen e neo-antigjeneve, të këtyre proteinave anormale, të gabuara, rezultat i defekteve gjenetike të akumuluara. Këto proteina anormale nuk janë të pranishme në qelizat normale, por vetëm në qelizat tumorale dhe mund të veprojnë si një objektiv për vaksinën e ndertuar kundër këtyre neo-antigjeneve tumorale. Duke shfrytëzuar në avantazhin tonë një defekt molekular që tumoret e ndryshme kanë të përbashkët – vijon Dr. De Paolis – dhe pasi kemi demonstruar se defektet e pranishme në kancerin e zorrës së trashë ose të stomakut janë gjithashtu të identifikueshme te pacientët me kancer endometrial, na lejon të zgjerojmë përdorimin e kësaj vaksine edhe për gratë me kancer endometrial të cilat do të testohen në një provë të ardhshme gjatë fazës I. “Kanceri endometrial diagnostikohet në një fazë të hershme në 80 për qind të rasteve – shpjegon profesor Francesco Fanfani, hulumtuesi kryesor i studimit.
Shqetësuese incidenca me kancerin e mitrës
Shenja paralajmëruese e kancerit endometrial është gjakderdhja atipike gjinekologjike në para ose pas menopauzës, e cila e çon gruan tek gjinekologu pa humbur kohë. Konsiderohet si i vetmi kancer gjinekologjik për të cilin ka rritje të incidencës dhe kjo e lidhur me obezitetin që shkakton hiperestrogjenizëm dhe plakjen e popullsisë. Për më tepër sipas OBSH, në 20 vitet e ardhshme do të ketë një rritje prej 50% të rasteve të reja të këtij tumori dhe një rritje të vdekshmërisë aktualisht në 79%. Rreth 3% e tumoreve endometriale – shton profesor Fanfani – zhvillohen në kontekstin e sindromës Lynch e cila lidhet me trashëgiminë familjare. Kujtojmë se sindroma Lynch është më e shpeshtë se mutacioni Brca, me një prevalencë në popullatën e përgjithshme afërsisht 1 në 300. Trajtimi i këtij tumori aktualisht përdor kirurgjinë, kimioterapinë me imunoterapinë dhe radioterapi adjuvante. Të gjitha këtyre në të ardhmen mund t’u shtohet edhe një vaksinë terapeutike”, përfundon procesor Fanfani.
Tumoret shkaktohen nga gabimet që ndodhin në ADN dhe prodhimi i proteinave të gabuara të cilat përfaqësojnë neo-antigjenet tumorale. Neo-antigjenët janë “flamuj” që qeliza tumorale shfaq në sipërfaqen e saj dhe të cilat, nëse njihen nga sistemi ynë imunitar, mund të ccojnë në shkatërrimin e qelizës së sëmurë. Detyra e vaksinave është t’i bëjë këto flamuj më të dukshëm dhe të inkurajojnë sistemin imunitar të sulmojnë qelizat e tumorit.
Çfarë dihet për vaksinën Nous-209
Vaksina Nous-209 prodhohet nga Nouscom, një kompani bioteknologjike e imunoterapive të gjeneratës së ardhshme, me zyra në Bazel dhe Romë, e specializuar në zhvillimin e vaksinave të bazuara në neoantigjene, të krijuara me vektorë viralë, për trajtimin e tumoreve.
Përveç studimeve të fazës I dhe II të Nous-209 për trajtimin e kancerit të zorrës së trashë dhe stomakut, Nouscom po kryen një studim të Fazës 1b/2 mbi përdorimin parandalues të kësaj vaksine te njerëzit e shëndetshëm me sindromën Lynch, një gjendje e trashëguar që prej 1 në 300 persona dhe që sjell një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit kolorektal, stomakut, endometrit dhe kancereve të tjera. Pasi diagnostikohen, njerëzit me sindromën Lynch vendosen nën mbikëqyrje të ngushtë e cila mund të përfshijë kirurgji parandaluese. Megjithatë, për momentin nuk ka mundësi të tjera terapeutike parandaluese. Megjithatë, për momentin nuk ka mundësi të tjera terapeutike parandaluese. Prandaj interesi është i madh për këtë vaksinë parandaluese. Vaksina Nous-209 është një imunoterapi e disponueshme e drejtuar kundër 209 neoantigjeneve, të pranishëm në një mori tumoresh, sporadike dhe të trashëguara, të karakterizuara nga defektet në ADN.
(BalkanWeb)