Një terapi e re e gjeneve, që konsiston në stimulimin e rigjenerimit me anë të përhapjes së qelizave kardiake, ka arritur të rregullojë zemrën pas një ataku kardiak.

Eksperimenti i udhëhequr nga disa studiues italianë dhe që është botuar në revistën ”Nature” u bë te derrat dhe të dhënat japin shpresë se në pesë vitet e ardhshme mund të eksperimentohet edhe tek njerëzit.

“Është një kohë shumë emocionuese për të gjithë fushën e kardiologjisë”, thotë Mauro Giacca, nga Qendra Ndërkombëtare për Inxhinierinë dhe Bioteknologjinë Gjenetike (ICGEB) në Trieste, i cili koordinon studimet së bashku me Fabio Recchia, të institutit ”Sant’Anna” të Pizës.

“Pas shumë përpjekjeve të pasuksesshme gjatë 15 viteve të fundit duke u përpjekur të përdorim qelizat burimore, për herë të parë dhe kemi kuptuar se si është e mundur të riparojmë zemrën tek kafshët duke stimuluar drejtpërdrejt pronat e qelizave kardiake që i mbijetuan dëmit”, theksoi Giacca.

Në këtë studim, sekuencat e informacionit gjenetik, të quajtura mikroRNA, rregullojnë gjenet e tjera.

Duke arritur në destinacionin e tyre, ato stimulojnë rigjenerimin e zemrës te derrat duke çuar në shërimin pothuajse të plotë të funksionalitetit të saj, një muaj pas infarktit në zemrën e kafshës./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: