GJERMANI

Nga Zyrihu i Zvicrës, studio e shqiptarëve udhëtoi në Hamburg të Gjermanisë. Shkuam pas kërkesës së mijëra shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Qindra bashkatdhetarë kanë mirëpritur të përmalluar ne Hamburg moderatoren e emisionit Ola Bruko, Elvis Naçin dhe Sidrit Bejlerin që çuan tek ta një copëz Shqipërie.

“Shqiptaret për Shqiptarët”, zhvilluan me bashkëkombasit punatën e radhës të emisionit me një mision të madh. Surpriza të shumta por dhe histori të dhimbshme janë rezervuar këtë të premte. Historitë njerëzore janë shumë tronditëse, por shqiptarët dinë të sjellin shpresë. Ato janë përcjellë në praninë e bashkombësave tanë në studio, të cilët kanë treguar jo pak emocione teksa shikonin emisionin në një studio të vogël të improvizuar si ajo në Tiranë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga Hamburgu i Gjermanisë vjen një lajm shumë i mirë, por surprizën që do të ndryshojë jetë, ne e kemi rezervuar këtë të premte në ekranin e News24. Stafi i emisionit ndjeu një mikpritje të rrallë nga shqiptarët në Hamburg, emocione që do përcillen të premten në ekran për gjithë shikuesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb