TIRANË

Studiuesi Erald Kapri thotë se dorëzimi i mandateve në bllok nuk është i paprecedentë dhe se formësoi opozitën e parë shqiptare.

Ai sjell rastin e rreth 100 viteve më parë, kur 18 deputetë dhanë dorëheqjen në bllok duke kundërshtuar politikat e Sulejman Delvinës. Ky akt i tyre, sipas Kaprit çoi në rrëzimin e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Ai thotë se kjo tregoi se kultura demokratike ishte më e madhe se sot.

POSTIMI
Dorëzimi i mandateve në bllok nuk është i paprecedentë, përkundrazi, formësoi opozitën e parë shqiptare.

Në historinë parlamentare shqiptare, lënia e mandateve në grup nuk është e panjohur. Ka ndodhur edhe njëherë më parë. Në Këshillin Kombëtar të dalë në Kongresin e Lushnjës, një pjesë e deputetëve shqiptarë që nuk binin dakord me politikat e qeverisë së Sulejman Delvinës, kërkonin zgjedhje të reja për të nisur një proces më legjitim për zgjerimin e Statutit të Lushnjës dhe formimin e një qeverie më përfaqësuese.

Në kushtet kur qeveria nuk shprehte të njëjtin vullnet, atëherë 18 deputetë shqiptarë dhanë dorëheqjen në bllok, duke djegur mandatet, çka solli dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve demokratike. Ky akt, lënia në bllok të mandateve, formësoi opozitën e parë formale shqiptare.

Pra rreth 100 vite më parë, kur Shqipëria kishte disa muaj jetë demokratike parlamentare, kultura demokratike ishte më e madhe se sot. Akti i lënies së mandateve çoi minimalisht në rrëzimin e qeverisë dhe në shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Kapri Fb
Kapri Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb