SHBA

Kylie Jenner është një ndër femrat më seksi në botë, dhe një nënë shumë e re. Kylie duket shumë më e lumtur pas lindjes së vajzës së saj Stormi. Modelja e njohur u bë nënë një vit më parë dhe që prej ardhjes në jetë të vajzës së saj jeta i ka ndryshuar rrënjësisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo shfaq shpesh postime me vogëlushen e saj në rrjetet sociale, por së fundmi na ka treguar një detaj që gjithnjë ka pasur interes. Stormie… pse zgjodhi këtë emër për të?

“E ndieja gjithë kohën. Më duket sikur e zgjodhi vetë emrin e saj. Pak a shumë, doja dhe kërkoja emra, dhe pashë Storm dhe më pëlqeu vërtetë. Por doja që ajo të kishte në fund një “ie” si unë, Kylie dhe Stormie.

Pra kështu ndodhi në fillim, dhe pastaj e thërrisja Stormie kur isha shtatzënë dhe i flisja. Dhe gjithnjë ndihesha mirë. Kisha dhe një emër që më pëlqente- në fakt kisha 2 emra të tjerë që sinqerisht më pëlqenin më shumë se Stormi, por kur ajo lindi m’u duk sikur e zgjodhi vetë emrin e saj. Dhe thjesht nuk imagjinoja dot asnjë emër tjetër.”- ka treguar ajo në një live të bërë në Instagram.

Dhe disa kohë më parë në një tjetër intervistë, ajo ka treguar se Travis, i ati i vogeushes ka insistuar për këtë emër. Në shqip “Storm” do të thotë stuhi.

(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb