Nga ELIONA KODRA* SHKODËR- Banorët e komunës Bërdicë në Shkodër kanë kaluar orë tmerri gjatë gjithë natës së të dielës. Një stuhi e fuqishme me erëra të forta ka përfshirë këtë zonë duke dëmtuar biznese dhe banesa.

Stuhisë nuk i kanë shpëtuar as shtyllat e tensionit dhe për pasoje në gjithë komunën mungon energjia elektrike. Banorët e prekur nga stuhia thonë se dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz.

Mëngjesi i ka gjetur banorët e Bërdicës të bashkuar për të vënë sadopak rregull pas katastrofës se një natë me parë. Në vitet 2010-2011 po këto banesa dhe biznese u përfshijnë nga përmbytjet masive, ndërsa tani një stuhi që nuk mbahej mend prej dekadash përfshiu këtë zonë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: