TIRANE – Duket se çiftet e “Big Brother Albania 8” nuk arritën të mbijetonin më shumë se pak muaj, pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në Shqipëri. Pas ndarjes së Albës me Diedonin, ka qenë Fatjoni, i cili përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook” është shprehur se marrëdhënia e tij me Xhensilën ka përfunduar. Lajmin e ka bërë të ditur në faqen e tij, opinionisti Olti Curri, i cili thekson se vetëm pak çaste më vonë statusi është fshirë. Të ketë qenë një lojë, apo çifti Xhensila- Fatjon i kanë dhënë fund lidhjes së tyre?
Pak ditë më parë edhe çifti Alba-Diedon lajmëroi për ndarjen. I pari që e evidentoi këtë ishte Diedoni, i cili largoi në fillim të javës të gjitha fotot që kishte me të dashurën e tij. Alba pranoi t’i përgjigjej interesit të fansave me një status, ku pohonte se ishte ndarë tashmë me Diedonin. “Përshëndetje të gjithëve, ju falënderoj për SMS-të pafund në inbox. Besoj e kuptuat që dje jemi ndarë, pasi e vendosem të dy për arsyet tona, që do të doja të mbeteshin private. Ju kërkoj për respekt ndaj meje dhe Diedonit, të evitoni komentet ofenduese, pasi e di që mund të jeni mërzitur, por jua siguroj jo më shumë se ne, kështu që ju lutem mos na e bëni më të vështirë”, shkruante Alba në profilin e saj në ‘FB’. Duket se nuk mjaftoi ky status për sqaruar situatën, ndaj dhe ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se tradhtia ka qenë shkaku i ndarjes për dy të rinjtë. E kontaktuar nga “Bluetooth”, Alba edhe pse nuk preferon të flasë shumë rreth kësaj çështjeje, pranon të ndajë disa detaje për ne.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb