MEKE- Një stuhi e fuqishme ka shkaktuar rrëzimin e një vinçi mbi xhaminë kryesore të Mekës. Si pasojë kanë humbur jetën rreth 87 persona, dhe janë plagosur 60 të tjerë, pasi në xhami në momentin e ngjarjes ndodheshin shumë besimtarë të cilët po kryenin rritin e faljes.
Mes viktimave raportohen edhe shumë pelegrinë.
Vinçi i cili u rrëzua si pasojë e stuhisë shkaktoi edhe dëmtime të mëdha në xhami.
(el.sp/BalkanWeb)