Qindra fluturime në aeroportin “Palma de Mallorca” në Spanjë janë vonuar apo janë anuluar si pasojë e stuhisë së fortë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë avionët e përmbytura ndërsa shiu i rrëmbyeshëm ka goditur ishullin.

Autoritetet përkatëse njoftuan se vetëm për të martën 100 nga më shumë se 900 fluturimet të planifikuara, duke përfshirë shumë fluturime per apo edhe nga Gatwick , Luton dhe Bristol, ishin prekur nga stuhia.

Në faqen e internetit thuhet: “Aeroporti Palma de Mallorca ka kufizuar përkohësisht funksionimin për shkak të ndikimit të një stuhie të fortë dhe ka aktivizuar planin e emergjencës për përmbytjet”.

Një video tregoi ujërat e shiut duke përmbytur një nga pistat e aeroportit, ndërsa një anëtar të stafit që zhytej në ujë për të treguar se sa thellë ishte. Një tjetër tregonte pasagjerët brenda terminalit duke u përpjekur të mbuloheshin pasi uji rridhte nga tavani.

Vídeos del aeropuerto de #Palma recibidos por WhatsApp. Se complica el día para el tráfico aéreo… pic.twitter.com/LDUhI9PrAN

— 😉Controladores Aéreos 🇪🇸 (@controladores) June 11, 2024

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: