TIRANË- “Do të priten vendime të mëdha në mbledhjen e PD-së dhe aleatëve”. Kështu deklaroi gazetarja Elda Menga nga selia e PD-së ku kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur aleatët, një ditë pas publikimit të audio-përgjimit ku sipas tyre shfaqet duke bërë pazare droge vëllai i ministrit të Brendshëm.

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së; Luan Rama, zv.kryetar i LSI-së; Fatmir Mediu, kreu i PR; Nard Ndoka, kreu i PDK; Dashamir Shehi, kreu i LZHK; Vangjel Dule, kreu i PBDNJ, janë parë të hyjnë në selinë e Partisë Demokratike ku të gjithë bashkë do të vendosin për aksionin opozitar pas ngjarjeve të fundit që kanë shpërthyer një stuhi në Tiranën zyrtare.

Po kështu mësohet se Basha do të dalë para mediave rreth orës 11:00-11:30. Gazetarja Elda Menga raportoi se të gjitha opsionet për qëndrimet e opozitës në ditët në vijim janë në tavolinë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: