Era e fortë dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar një sërë problemesh në qytetin e Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti, raporton për “BalkanWeb”, se prania e ujit ka krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve në disa rrugë, ndërsa stuhia ka bërë që të paralizohet trafiku detar.

Si pasojë e kohës së keqe, është anuluar dhe koncerti për festën e Pavarësisë, i parashikuar të realizohet pranë pallatit të sportit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb