Shirat e dendura dhe stuhia e një nate më parë ka shkaktuar dëme edhe në Qarkun e Gjirokastrës.

Si rezultat i reshjeve të shiut të shoqëruar me erëra të fuqishme rreth orës 00.30 është dëmtuar një urë në një gjatësi rreth 60 m, shtresë prej druri si dhe është dëmtuar tubacioni i ujit të pijshëm të fshatit Kaludh. Ura në fjalë, siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Brikena Metaj, lidh fshatin e Ri me fshatin e vjetër të Kaludhit.

Po ashtu si pasojë e reshjeve të shiut ka mbetur pa energji elektrike bashkia Tepelenë, Memaliaj e disa njësi administrative.

Në bashkinë Dropull po punojnë për hapjen e rrugëve nga pemët e rrezuara. Dëme ka pasur edhe në vreshtari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: