Një ngjarje e rëndë më 9 alpinistë të vdekur ka ndodhur në malin Gurja të Nepalit. Shkak për këtë është bërë një stuhi dëbore, e cila ka qenë shumë e fuqishme.

Raportohet se grupi i  ekspeditës po ngjiteshin në majën e malit Gurja, ndërsa janë zënë në befasi nga stuhia gjatë kohë që po pushonin në kamp.

Autoritetet kanë nisur menjëherë kontrollet për gjetjen e trupave të pajetë të alpinistëve, të cilëve jeta u kishte rezervuar jo kënaqësinë, por  “pritën e vdekjes”,raporton “BalkanWeb”.

Trupat e 8 alpinistëve janë lokalizuar, ndërsa i nënti ende nuk dihet se ku mund të ketë përfunduar. Shanset janë  shumë të pakta për ta gjetur. Nga 9 viktima, 5  ishin nga Korea e Jugut, ndërsa 4 nga Nepali. Një helikopter u ngjit deri në majën e malit, por për shkak të kushteve të vështira nuk ka mundur  të tërheqë trupat e pajetë për shkak të motit me stuhi ekstreme.

“Ne besojmë se aksidenti ka ndodhur për shkak të një stuhie, sepse pemët janë thyer dhe çadrat e tyre janë përhapur, edhe viktimat janë të shpërndarë,” tha zëdhënësi i policisë  për “France Press”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb