Për shkak të shirave dhe stuhive tropikale në Mozambik, Malavi dhe Republikën e Afrikës së Jugut, 126 persona kanë humbur jetën. Nga të dhënat e përpiluara mësohet se për shkak të shirave dhe stuhive tropikale kanë humbur jetën 66 persona në Mozambik, 56 në Malavi dhe katër në Republikën e Afrikës së Jugut


Si pasojë e shirave dhe stuhive të ashpra janë prekur më shumë se 800 njerëz dhe rreth 100 mijë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan AA. Stuhia tropikale ka shkaktuar shumë dëme në infrastrukturë, kryesisht në atë të ujit dhe energjisë elektrike.


Shumë organizata ndërkombëtare kanë nisur fushatë për ndihmë në rajonet e prekura nga kushtet e këqija të motit dhe po ashtu vazhdojnë punimet e kërkim – shpëtimit për personat që kanë mbetur të bllokuar, shkruan dailysabah.


BalkanWeb