Një person vdiq dhe rreth 200,000 familje mbetën pa energji elektrike në Lituani dhe Letoninë fqinje, pasi erërat e forta të stuhisë dhe shiu i dendur goditën vendet baltike gjatë natës.

Një grua 50-vjeçare u vra në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius nga një pemë që ra të hënën, thanë autoritetet. Efektivët e zjarrfikësve dhe të shpëtimit në të dy vendet kanë marrë qindra thirrje urgjente për pemë të rrëzuara, makina të dëmtuara dhe rrugë e fusha të përmbytura.

Në Lituani, autoritetet paralajmëruan njerëzit të udhëtojnë vetëm në situata urgjente pasi stuhia solli erëra të forta dhe nivele katastrofike shiu në shumicën e rajoneve të vendit me 2.8 milionë banorë.

Në rrethet Šiauliai, Telšiai dhe Šilalė, një muaj shi u regjistrua të dielën dhe të hënën sipas meteorologëve lituanez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb