Luis Suarez nuk ka hezituar të tregojë prapaskenat e vitit 2013, teksa në një intervistë u shpreh se në këtë periudhë kishte shansin të kalonte nga Liverpool te Arsenal.
“Doja të bashkohesha me Arsenalin sepse ata luanin në Ligën e Kampionëve çdo vit. Ata ishin të gatshëm të paguanin një shumë të konsiderueshme, por në Angli, një transferim nga Liverpooli në Arsenal nuk u pa si një lëvizje e mirë.
“Një ditë, Gerrard erdhi tek unë dhe më tha, “Shiko, unë mund të kisha shkuar në Real Madrid ose një klub tjetër, por vendimi më i mirë për ty është të qëndrosh””.
“Kalimi në Arsenal nuk do të të bëjë mirë. Qëndro dhe vitin e ardhshëm, do të marrësh oferta nga klube më të mëdha si Barcelona, Real Madrid ose Bayern. Pastaj mund të vendosësh, por mos shko një sezon më shumë në Arsenal”.
“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Barcelonën . Kur kam nënshkruar për ta, ishte një ëndërr e realizuar”- tha sulmuesi.