Luis Suarez u  stërvit me shokët e tij të Barcelonës të enjten në mëngjes dhe gjithçka po shkon mirë me uruguajanin që mund të jetë në formacion për ndeshjen e së shtunës kundër Valencisë në Camp Nou. Suarez humbi dy ndeshjet e para të Barcelonës kundër Real Betis dhe Osasunës.

Rikthimi i sulmuesit do të jetë një lehtësim për Ernesto Valverde, i cili ka hasur vështirësi në këto ndeshje duke grumbulluar pesë pikë në tre ndeshjet e para. Edhe Lionel Messi ka humbur të tre ndeshjet deri më tani këtë sezon dhe ai nuk u stërviti me grupin ditën e enjte, që do të thotë se ai është pothuajse përfundimisht jashtë ndeshjes me Valencian. Gjithsesi qëllimi i Messit është të kthehet për ndeshjen kundër Dotrmundit në Champions League të martën në mbrëmje. Prania e tij do të varet plotësisht nga evolucioni i tij gjatë ditëve të ardhshme.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb