Leo Mesi nuk përmbahet më. Shënon nga goditja e dënimit një perlë të vërtetë duke e bërë të kotë fluturimin Alison në trekëndësh. Minuta e 83-të dhe Liverpuli kapitullon në “Camp Nou”!

Minuta e 75-të dhe Barcelona ka gjetur golin e dytë të takimit. Ka qenë një këmbëngulje e gjatë e të zotëve të shtëpisë, me gjuajtjen e Suarezit që u ndal nga shtylla, por argjentinasi i vëmendshëm ndjek aksionin dhe me portën e boshatisur detyron Liverpulin të kapitullojë!

Ka përfunduar me fitoren minimale të Barcelonës pjesa e parë e sfidës që po zhvillohet në “Camp Nou” dhe që është vendosur nga goli i Luiz Suarezit.

Ka qenë një pjesë e parë e luftuar dhe spektakolare, çka premton shumë dhe për 45 minutat e dyta. Ka shpërthyer në festë tifozëria katalanese në minutën e 26-të, kur Luiz Suarez ka shënuar golin e epërsisë. Ka qenë një pasim fantastik i Albës, që është shfrytëzuar nga uruguajani, i cili ka thyer Alison për rezultatin 1-0.

FORMACIONET

Barcelona: Ter Shtegen; Serxhi Roberto; Lengle, Pike, Zhordi Alba; Vidal, Buskets, Rakitiç; Mesi, Suarez, Kutinjo.
Trajner: Valverde

Liverpul: Alison; Gomez, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinjo, Milner, Uajnaldum, Keita; Mane, Salah.
Trajner: Klop

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb