Edhe nga Londra, kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e PD, Sali Berisha por edhe drejtuesit e disa partive të vogla, lidhur me premtimet e këtyre të fundit si për pensionet ashtu edhe për pagat, teksa vendi po i drejtohet zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.
Rama e quajti Berishën “Sudja e plakur që ulërin nga maja e pallatit”, ndërsa partitë e vogla i përkufizoi si “Sudja që vjen vërdallë”. Kryeministri tha se të ishte për këta, Shqipëria nuk do kishte sot një sistem drejtësie të reformuar dhe as goditje të korrupsionit pa dallime partiake.
“Janë tezga që shesin qilima fluturues si Sudja, Rrapushi, janë Sudja me fytyra të ndryshme, e plakur që ulërin nga maja e pallatit apo Sudja që vjen vërdallë duke takiuar emigrantë duke thënë Shqipërinë e bej unë, të ishte për këta Shqipëria s’do e bënte kurrë reformën në drejtësi, s’do e godiste kurrë korrupsionin pa dallim ngjyrash. S’do e shihnin që një politikan i partisë në pushtet të merrej nga drejtësia, të hetohej dhe të dënohej“, u shpreh Rama.
Kryeministri deklaroi gjithashtu se fitorja e PS në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë një fitore jo vetëm vendimtare, por sipas tij përfundimtare për të çliruar opozitën nga pengmarrësit.
(BalkanWeb)