SUEDI

74 vite pas rënies së Rajhut III, qeveria gjermane akoma paguan ushtarët e huaj të plagosur si ushtarë të forcave naziste, përfshirë këtu edhe nga Suedia të cilët shërbyen në kupolën e armatosur.

Javën e kaluar, Berlini bëri me dije që asnjë nga 15 qytetarët e Suedisë që marrin kompensim për plagosjen gjatë luftës nuk kanë qenë anëtarë të ushtrisë. Sidoqoftë, gazeta suedeze ‘Dagen Nyheter” shprehet e bindur se të paktën dy nga personat që marrin pagesë nga Gjermania, kanë qenë pjesë e ushtrisë.

Karl von Zeipel dhe Jan Dufv luftuan në divizionin e tank “Viking”, e cila merrej direkt me shkatërrimin e popullsisë civile në vendet e pushtuara nga Nazistët, megjithatë të dhënat nuk lidhin dy qytetarët personalisht me krime lufte.

Raporti tregon se Dufv mori pjesë në pushtimin Nazist në Norvegji, luftoi partizanët komunistë në Ballkan dhe takoi personalisht Heinrich Himpler, një nga arkitektët kryesorë të Holokaustit. Pas luftës, Von Zeipel fluturoi drejt Spanjës ku edhe Nazistët u stresuan nën regjimin e Francisco Franco.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb