Një shkollë profesionale në qytetin jugor Helsingborg, u evakuua si pasojë e një shpërthimi, deklaroi sot policia.


Një objekt i ngjashëm me një shishe me përmbajtje të paditur, u hodh përmes një dritareje në shkollën profesionale “Ronnowska” dhe një zhurmë e madhe ndodhi menjëherë pas kësaj.


Sipas transmetuesit “SVT”, Forca Eksplozive Kombëtare ekzaminoi vendin për rrezik të mëtejshëm. Dy individë u dërguan në spital si masë paraprake, për shkak të nivelit të lartë të tymit.


Në shkollë nuk u raportua asnjë dëmtim. Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë arrestime në lidhje me incidentin.

Javët e fundit, në Helsingborg kanë ndodhur shpërthime të shumta, rreth 50 kilometra në veri të Malmo-s. Hetuesit lokalë dyshojnë se incidentet lidhen me aktivitetet e bandave. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb